Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe do të mbeten pikat kryesore të projektit të Real Madrid për sezonin 2026-2027.
Klubi vazhdon të ketë besim të plotë te dy sulmuesit, pavarësisht një sezoni me ulje-ngritje. Eliminimi ndaj Bayern Munich ka lënë zhgënjim, por edhe motivim për rikthim.
Vinicius është pranë rinovimit të kontratës, me zyrtarizimin që pritet në javët e ardhshme. Ndërkohë, Mbappe ka pranuar publikisht se nuk ka qenë në nivelin e kërkuar.
Problemet fizike të tij dhe raporti i Vinicius me trajnerin Xabi Alonso kanë ndikuar në performancë. Real Madrid po punon gjithashtu për rinovime të tjera, përfshirë një ofertë njëvjeçare për Antonio Rüdiger./MXH
