Last Updated on 20/04/2026 by Monika
Ofertat për Lionel Messin gjatë karrierës së tij kanë qënë të jashtëzakonshme. Një prej tyre e ka zbuluar së fundmi, ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Bartomeu shprehet se një klub në vitin 2017, një klub ishte gati paguante klauzolën prej 400 milionë eurosh për Messin.
Më saktësisht, bëhet fjalë për periudhën menjëherë pas largimit të Neymar te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
“Pas largimit të Neymarit në gusht 2017, morëm informacione se një klub tjetër po përgatitej të paguante klauzolën prej 400 milionë eurosh për Messin.
Messi rinovoi me një pagë që për mua ishte shumë e arsyeshme, duke marrë parasysh kontributin e tij në dhe jashtë fushës.
Nëse u paguan 222 milionë euro për Neymarin, atëherë mund të paguheshin edhe 400 milionë për Messin. Ne nuk donim ta humbnim në asnjë mënyrë”./mxh
