Last Updated on 20/04/2026 by Monika
Luciano Spalletti ka arritur 302 fitore në Serie A pas suksesit të Juventus ndaj Bologna, duke barazuar rekordin e Nereo Rocco.
Fitorja i afron bardhezinjtë me objektivin Champions, teksa mbajnë vendin e katërt me 63 pikë, 5 më shumë se Como dhe Roma.
Ndeshja e radhës ndaj Milan konsiderohet vendimtare për renditjen. Në rast fitoreje, Juventus mund të afrohet edhe më shumë me vendin e dytë.
Forma e skuadrës është përmirësuar, me rikthimin e lojtarëve dhe kontributin e Jonathan David në sulm. Në 6 ndeshjet e fundit, skuadra ka mbajtur portën e paprekur në 5 raste.
Në 26 ndeshjet e fundit në shtëpi është regjistruar vetëm një humbje. Lufta për vendet në Champions dhe Europë mbetet e hapur mes disa skuadrave kryesore./mxh
