Eronita, partnerja e këngëtarit të njohur Blero, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj disa momente të reja nga jeta personale, vetëm pak ditë pasi bëri publik lajmin e ëmbël për shtatzëninë.
Përmes një bashkëbisedimi virtual me fansat në Instagram, ajo ka zgjedhur të ndajë detaje duke iu përgjigjur shumë prej pyetjeve që i janë drejtuar, si edhe duke sqaruar disa zëra që kishin qarkulluar në rrjetet sociale.
Në mesin e përgjigjeve të saj, Eronita ka zbuluar edhe një lajm shumë të pritur nga ndjekësit: gjininë e bebit.
E pyetur për gjininë e bebit që pret me këngëtarin Blero ajo nuk ka ngurruar të jap përgjigje.

Ajo ka bërë të ditur se çifti është në pritje të një djali, lajm ky që ka sjellë shumë urime dhe reagime pozitive nga publiku./mxh
