Departamenti amerikan i Mbrojtjes deklaroi sot në llogarinë e tij në X se ka kapur dhe inspektuar “pa incidente” një anije të sanksionuar, të lidhur me Iranin, në një zonë të paspecifikuar, sipas departamentit.
“Gjatë natës, forcat amerikane kryen, pa incidente, një të drejtë hipjeje, përgjimi detar dhe inspektimi në bordin e anijes nafte të sanksionuar pa flamur ‘M/T Tifani’ në zonën e përgjegjësisë së INDOPACOM”, tha Komanda Indo-Paqësore e ushtrisë amerikane.
Sipas Departamentit të Mbrojtjes mesazhi riafirmon angazhimin e SHBA-së “për të ndërprerë rrjetet e paligjshme dhe për të kapur anijet e sanksionuara që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin, kudo që ato veprojnë”, duke specifikuar se ujërat ndërkombëtare “nuk janë një strehë e sigurt për anijet e sanksionuara”.
“Tifani” është një cisternë që valëvit flamurin e Botsvanës”, sipas “Vanguard Tech”, e cila deklaron se anija cisterna u kap në Oqeanin Indian.
Sinjali i saj i fundit u zbulua sot në gjysmë të rrugës midis Sri Lankës dhe Ngushticës së Malakës, sipas faqes së internetit të gjurmimit detar Marine Traffic.
Anija është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara.
Sipas të dhënave detare nga kompania” Kpler”, anija ngarkoi afërsisht dy milionë fuçi naftë të papërpunuar në ishullin Kharg më 5 prill dhe kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit më 9 prill.
Sinjali i saj AIS tregonte se po shkonte drejt Singaporit.
Në vitet e fundit,”Tifani ” kishte kryer transferime të shumta nafte nga anije në anije pranë brigjeve të Singaporit dhe Malajzisë, një zonë që shërben si një qendër për tregtinë me Kinën nga flota në hije e Iranit e cisternave të sanksionuara. Anija bënte udhëtime të shpeshta midis kësaj zone dhe Iranit dhe Kinës./mxh
