Gjatë vizitës në Ankara, sekretari I përgjithshëm I NATO-s, Mark Rutte është takuar me presidentin e Truqisë, Erdogan dhe me ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan.
Siç raportojnë mediat turke, Rutte ka deklaruar se aleanca do të bëjë “çfarë është e nevojshme për të mbrojtur” anëtarët e saj, përfshirë Turqinë, pasi ka kapur katër raketa të lëshuara nga Irani që kanë hyrë në hapësirën ajrore turke gjatë javëve të fundit.
“Irani po përhap terror dhe kaos, dhe ju e ndjeni këtë dukshëm këtu në Turqi”, u tha Rutte gazetarëve gjatë një vizite në kompaninë më të madhe të elektronikës së mbrojtjes në Turqi.
Vizita e tij vjen në një kohë ku tensionet globale janë të paqëndrushme dhe aleanca ushtarake ka rritur vigjilencën dhe gadishmërinë për çdo rast rreziku./mxh
