Qindra protestues u mblodhën përpara Parlamentit Europian në Bruksel kwtw tw mërkurë, ku i bënë thirrje BE-së të dënojë Iranin.
Tubimi, i organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), u zhvillua vetëm një ditë para se udhëheqësit e BE-së të takohen në Qipro për një samit.
Udhëheqësit e BE-së planifikojnë të adresojnë konfliktin në Iran dhe Lindjen e Mesme në samit. Partnerët rajonalë në Lindjen e Mesme pritet të marrin pjesë gjithashtu.
“Protestuesit presin që BE-ja të dënojë valën e ekzekutimeve të regjimit pa mëdyshje dhe në mënyrë të qartë,” tha zëdhënësi i NCRI-së, Shahin Gobadi, për Reuters. Grupi gjithashtu bën thirrje që BE-ja të dëbojë ambasadorin e Iranit nga vendet europiane.
NCRI, e njohur edhe me emrin e saj persi Mujahideen-e-Khalq, është e ndaluar në Iran dhe nuk është e qartë se sa mbështetje ka atje. Megjithatë, së bashku me rivalin e saj të hidhur, monarkistët që mbështesin Reza Pahlavi-n, djalin në mërgim të shahut të rrëzuar, është një nga grupet e pakta opozitare që janë në gjendje të mbledhin mbështetës./Mxh
