Last Updated on 23/04/2026 by Monika
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Sipas informacioneve, një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Q., 39 vjeç, është shoqëruar në komisariat. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./mxh
