Analisti Andi Bushati është shprehur se AKSHI, grupi që po hetohet nga SPAK, mund të quhet Ministria e Kriminialitetit.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit të Ylli Rakipit, Andi Bushati tha se përmes këtij grupi, sipas tij kryeministri Edi Rama kontrollonte kriminalitetin në Shqipëri.
“Ne jemi mësuar se pavarësisht se janë hajdut me shifra të mëdha deri tani janë zbuluar vjedhje ordinere.
Përveç vjedhjes me tenderë këtu kemi korruptim të policisë, hipoteka dhe gjykata thonë që ka dhe korruptim të SHIK.
Nëse do i vija një emër siç Edi Rama ka ministritë kjo është Ministria e Kriminalitetit. Rama përmes këtij grupi kontrollon kriminalitetin e Shqipërisë. Përveç vjedhjes së parave publike futet rrëmibimi i personave”, tha Bushati./Mxh
