Pas lajmit për ndarjen nga jeta të akademikut dhe shkrimtarit të njohur Rexhep Qosja, reagimet e figurave publike kanë qenë të shumta. Ish-kryeministri Pandeli Majko e ka cilësuar atë si një nga personalitetet më të veçanta të mendimit shqiptar, që nuk kërkoi duartrokitje, por kohë dhe reflektim mbi kujtesën kombëtare. Sipas tij, Qosja mbetet një urë e rëndësishme mes historisë, politikës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pazëvendësueshme intelektuale.
Reagimi i plotë:
Rexhep Qosja ka ndërruar jetë!
Ai ishte protagonisti më i dalluar i cili e lidhi kohën e jetuar me pavarësinë e Kosovës dhe kombin shqiptar!
Në Kosovë, historia, ka prodhuar heronj, komandantë, viktima apo personazhe teatralë! Rexhep Qosja ishte përjashtim! Ai qëndroi ndryshe nga të tjerët që kërkuan duartrokitje!
Rexhep Qose kërkoi vetëm kohë! Ai jetën e kaloi duke ndërtuar marrdhënien e shqiptarëve me kujtesën kombëtare!
Rexhep Qosja ishte edhe ura e padukshme mes politikës dhe kujtesës! Ai provoi se legjitimiteti nuk fitohet vetëm me vota.
Rexhep Qosja nuk pati iluzione për natyrën njerëzore! Në botën shqiptare, si kudo, protagonistët fillimisht përqafohen si shpëtimtarë kombëtarë, për t’u hedhur poshtë kur pritjet për ndryshime të shpejta nuk përmbushen!
Sot, Kosova ka humbur “Prometeun” i cili dha dijen dhe pagoi “çmimin” e saj! Dheu i lehtë profesor!…
