Last Updated on 24/04/2026 by Kesjana
Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për më 29 prill shqyrtimin e një ankimi të Erion Veliajt mbi shfuqizimin e një vendim të Shkallës sa Parë për pezullim të afateve të paraburgimit. Shkak i dështimit të seancës, një parregullsi në njoftimin e Veliajt.
“Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie në mënyrën si ishte firmosur”, u shpreh avokati Plarent Ndreca.
Ai e quajti antikushtetuese dhe absurde praktikën që kur mungon një avokat i një bashkë të pandehuri pezullohen të gjitha afatet e paraburgimit të të gjithë të bashkë të pandehurve.
“Fatkeqësisht është instaluar një praktikë që kur mungon një avokat i një bashkë të pandehuri pezullohen të gjitha afatet e paraburgimit të të gjithë të bashkë të pandehurve dhe kjo është praktikë absurde dhe antikushtetuese. Kjo është arsyeja që të shkojmë në Gjykatën e Apelit për të verifikuar këtë vendimmarrje të Gjykatës së Shkallës së Parë”, tha Ndreca./kb
