E ardhmja e Milanit mbetet e paqartë, me pak pika të sigurta në përbërje si Maignan në portë dhe dyshja Gabbia-Pavlovic në mbrojtje.
Në mesfushë, gjithçka lidhet me vendimin e Modric për të qëndruar, ndërsa Rabiot konsiderohet pjesë e projektit.
Diskutimet mes Allegrit, Tares dhe Furlanit kanë nxjerrë në pah pasigurinë për shumë lojtarë. Leao mund të largohet nëse vijnë oferta të përshtatshme, ndërsa situata e Pulisic është në ngërç pas 17 ndeshjeve pa gol dhe një rinovimi të bllokuar, pavarësisht kontratës deri në qershor 2027.
Interesimi nga Premier League ekziston dhe po monitorohet nga të gjitha palët. Allegri kërkon tre përforcime të rëndësishme dhe mund të ndryshojë skemën aktuale.
Në këtë kontekst, roli i Leao dhe Pulisic vihet në dyshim, pasi nuk përshtaten me kërkesën për një qendërsulmues dhe një sulmues të dytë.
Merkato do të varet edhe nga largimet, me mundësi për të rritur buxhetin përmes shitjeve./mxh
