Komanda e SOUTHCOM njoftoi se ka ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak në Oqeanin Paqësor lindor, ku dy persona të dyshuar si të përfshirë në trafik droge u vranë gjatë një sulmi ndaj një anijeje.
Autoritetet amerikane thanë se inteligjenca kishte konfirmuar se anija lëvizte në rrugë të njohura të trafikut të drogës dhe ishte e përfshirë në aktivitete të kontrabandës.
Në një reagim publik, SOUTHCOM theksoi se “ushtria kreu një sulm fatal ndaj një anijeje të operuar nga një organizatë e caktuar terroriste”, duke përsëritur argumentet e përdorura edhe në operacione të mëparshme.
Ky është një nga disa sulme të ngjashme gjatë muajit prill. Sipas të dhënave të raportuara nga media ndërkombëtare, të paktën shtatë operacione të tilla janë kryer vetëm këtë muaj, duke e çuar numrin total të viktimave në të paktën 182 që nga fillimi i kësaj fushate në shtator./kb
