Last Updated on 25/04/2026 by Kesjana
Janë kryer ndryshime në drejtimin e dy institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend, konkretisht në burgjet e Fushë-Krujës dhe Durrësit.
Ervis Dedej është emëruar drejtor i ri i burgut të Fushë-Krujës, ndërsa nga kjo detyrë është liruar Apostol Luca. Ndërkohë, në burgun e Durrësit, Florjan Masha është emëruar shef i policisë së institucionit.
Po ashtu, në strukturën drejtuese të burgut të Fushë-Krujës, në detyrën e kryekomisarit është emëruar Fatjon Sadikaj.
Këto ndryshime vijnë si pjesë e riorganizimeve në sistemin penitenciar, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera mbi funksionimin dhe drejtimin e këtyre institucioneve/kb
