Është një aksion pastrimi në bregdetin e Divjakës.
Grupet punojnë për të larguar mbetjet nga zona e plazhit dhe pylli me pisha.
Aksionit i janë bashkuar forca të ushtrisë, punonjës të administratës së zonave të mbrojtura si dhe strukturat e bashkisë së Divjakës. Puna është fokusuar te largimi i mbetjeve plastike, ndërsa aksioni që ka nisur prej disa ditësh pritet të vijojë edhe javën e ardhshme.
“Mendoj se brenda një jave do të shikoni një ambient shumë më të paster”, u shpreh kryebashkiaku.
Sasia e mbetjeve është e madhe për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve gjatë stinës së reshjeve
“Gjiri i Divjakës gjithmonë grumbullon mbetje të jashtëzakonshme”, shtoi kryebashkiaku.
Aksioni i pastrimit zhvillohet në prag të nisjes së sezonit të ri veror dhe përveç mbajtjes pastër të mjedisit synohet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe mbetjet t’i hedhin në vendet e caktuara/kb
