Pas një historie të gjatë martese që zgjati mbi katër dekada, shumë besonin se jeta sentimentale e Meryl Streep kishte marrë fund. Por duket se aktorja legjendare ka zgjedhur të shkruajë një kapitull të ri.
Për 45 vite ajo ndau jetën me skulptorin Don Gummer, me të cilin krijoi një familje të madhe dhe të qëndrueshme. Megjithatë, më vonë u zbulua se rrugët e tyre ishin ndarë që prej vitit 2017, larg vëmendjes publike dhe pa bujë.
Sot, në krah të saj është një figurë e njohur e kinemasë: Martin Short. Aktori dhe producenti i dashur për publikun, i njohur për humorin dhe energjinë e tij, duket se ka sjellë një frymë të re në jetën e Streep.
Të dy u njohën gjatë punës në serialin “Only Murders in the Building”, ku marrëdhënia profesionale u kthye gradualisht në diçka më personale. Fillimisht e mbajtur diskrete, lidhja e tyre u konfirmua më pas, duke treguar se kjo histori kishte nisur prej kohësh.
Sipas njerëzve pranë tyre, Meryl po përjeton një periudhë të qetë dhe të lumtur. Të dy kanë kaluar sfida të mëdha në jetë – ai humbjen e bashkëshortes, ajo një ndarje të gjatë – çka i ka afruar edhe më shumë.
Ata që i njohin nga afër tregojnë se aktorja rrezaton pranë tij, ndërsa Martin i ka sjellë diçka të rrallë: qetësi dhe një ndjesi të re fillimi.
Sepse ndonjëherë, dashuria nuk ka afat.
Dhe për disa, ajo vjen pikërisht atëherë kur nuk e pret më./mxh
