Last Updated on 27/04/2026 by Anisa
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, duke theksuar rëndësinë e këtij emërimi në një moment kyç për forcimin e integritetit dhe standardeve në Policinë e Shtetit.
Gjatë fjalës së tij, Lamallari u shpreh se drejtimi i AMP-së kërkon përkushtim të lartë dhe përgjegjësi të veçantë, pasi lidhet drejtpërdrejt me garantimin e transparencës dhe rritjen e besimit të qytetarëve tek institucionet e sigurisë. Ai nënvizoi se Klevis Qose do të vijojë punën për forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, duke synuar standarde më të larta profesionale në radhët e Policisë së Shtetit.
Në përfundim, u ritheksua se angazhimi për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit mbetet i panegociueshëm. Çdo shkelje e besimit të qytetarëve do të përballet me masa të rrepta, ndërsa institucionet do të vijojnë të mbështesin çdo hap që garanton një polici të pastër, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve.
Reagimi i plotë:
