Last Updated on 27/04/2026 by Monika
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin dhe kryesocialistin Edi Rama se e ka shndërruar PS-në vetëm në parti që i shërben atij.
Në nisje të mbledhjes me kryetarët e degëve në selinë blu, Berisha tha se Partia Socialiste udhëhiqet nga palçkitës dhe antishqiptarë të vërtetë, që nga viti 2009 nuk e dinë më se çfarë do të thotë votë.
“Urim nga zemra për të gjitha ata që janë zgjedhur apo përzgjedhur në procesin e bazuar në votën, vullnetin e anëtarëve të PD-së. Proces që bazohet në vlerat më themelore të vendimmarrjes demokratike, në dallim nga partia e krimit, që udhëhiqet nga vrasës, trafikantë, plaçkitës, antishqiptarë të vërtetë. Nga viti 2009 e deri më sot nuk e di se çfarë do të thotë më votë. U shndërrua në funksion të një njeriu, që për të mos prishur gojë, por i shkon çdo epitet i merituar, që ka shndërruar partinë në një leckë të vetën”,-tha Berisha./mxh
