Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ndodhet në një “gjendje kolapsi” dhe se ka kërkuar hapjen e ngushticës strategjike të Hormuzit “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se Teherani po përballet me një situatë të rëndë të brendshme dhe se po kërkon ndihmë për të zhbllokuar këtë korridor detar kyç për transportin e naftës.
“Irani sapo na ka informuar se është në gjendje kolapsi. Ata duan që ne të hapim Ngushticën e Hormuzit sa më shpejt të jetë e mundur,” shkroi Trump, duke shtuar se vendi po përpiqet të qartësojë situatën e udhëheqjes së tij.
Megjithatë, mbetet e paqartë se si dhe në çfarë mënyre është komunikuar kjo kërkesë nga Irani, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet në Teheran.
Ngushtica e Hormuzit është një nga pikat më strategjike në botë për transportin e naftës, dhe çdo tension në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë./mxh
