Last Updated on 29/04/2026 by Kesjana
Ministri i Financave, Petrit Malaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë, në një deklaratë të mbajtur me mediat njoftoi ratifikimin e marrëveshjet me Poloninë për sigurimet shoqërore të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje.
Gjithashtu ai theksoi se me Greqinë vijojnë të jenë në negociata intensive.
“Është ratifikuar marrëveshja Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore. Marrëveshja e 21 nga nismat e qeverisë me vende ku ka diasporë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë marrëveshje shumë të nevojshme për ata shqiptarë që punojnë jashtë dhe që duhet t’u njihen vitet e punës në vendin tonë”, tha ai./kb
