Pas dy vitesh nga ndarja, aktorja Elizabeth Gutiérrez dhe ish-partneri i saj, aktori kubano-amerikan William Levy, u ritakuan në festën e 16-vjetorit të vajzës së tyre, Kailey Alexandra. Megjithatë, ishte Gutiérrez ajo që vendosi të mbajë distancë publike, duke mos e përfshirë ish-bashkëshortin në albumin familjar të publikuar në rrjetet sociale.
Para festës, Gutiérrez ndau me ndjekësit përgatitjet e detajuara të organizimit, duke lënë të kuptohet se ajo vetë u kujdes për gjithçka, në përmbushje të dëshirës së vajzës së saj për një mbrëmje të veçantë. Pas eventit, ajo publikoi një seri fotosh dhe një mesazh emocional për Kailey-n, por pa asnjë imazh ku të shfaqej Levy.
Në urimin e saj, aktorja theksoi krenarinë dhe dashurinë për vajzën:
“Princesha ime! Koha e Zotit është e përkryer… Nuk ka asgjë që nuk do të bëja për ty”, shkroi ajo, duke përmendur edhe djalin e tyre tjetër, Christopher Levy.
Ndryshe nga e ëma, Kailey Alexandra përfshiu të dy prindërit në postimin e saj të falënderimit, duke publikuar disa fotografi ku shfaqet pranë të atit.
“Faleminderit mamit dhe babit që e bënë natën time kaq të veçantë…”, shkroi ajo.
Çifti i dikurshëm i dha fund përfundimisht marrëdhënies në vitin 2024, pas disa ndarjeve të përkohshme ndër vite (2009, 2011 dhe 2014). Gjatë dy dekadave së bashku, ata u përballën me kriza të shumta dhe thashetheme për tradhti, të lidhura me emra si Maite Perroni, Jacky Bracamontes dhe Ximena Navarrete.
Pavarësisht historisë së ndërlikuar, të dy u bashkuan për një ditë kaq të rëndësishme për vajzën e tyre.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte vallëzimi i valsit me të dy prindërit, ku Levy dhe Gutiérrez treguan mbështetje dhe krenari për vajzën e tyre, duke lënë mënjanë për një moment dallimet personale.
