Aktorja e njohur Charlize Theron ka habitur fansat me një deklaratë të sinqertë rreth jetës së saj personale dhe marrëdhënieve romantike. Gjatë një interviste në emisionin The Drew Barrymore Show, ajo pranoi se nuk është e sigurt nëse mund të bashkëjetojë sërish me një partner.
“E them me gjithë seriozitetin njerëzit mendojnë se bëj shaka, por nuk mendoj se mund të jetoj më kurrë me dikë tjetër,” u shpreh aktorja 50-vjeçare, e cila aktualisht promovon filmin e saj të ri në Netflix, Apex.
Megjithatë, Theron theksoi se nuk është kundër një lidhjeje romantike, por preferon një formë tjetër bashkëjetese. “Do të doja shumë që partneri të ishte afër… ndoshta të blejë një shtëpi në të njëjtën rrugë,” tha ajo me humor.
Aktorja pranoi gjithashtu se mendimi i saj mund të ndryshojë në të ardhmen, sidomos pasi vajzat e saj të rriten dhe të largohen nga shtëpia. “Ndoshta kjo lidhet me faktin që ende kam fëmijët me mua. Kur të mbetem vetëm, gjërat mund të duken ndryshe,” shtoi ajo.
Përveç deklaratave personale, Theron tërhoqi vëmendje edhe me një veprim të guximshëm gjatë promovimit të filmit, duke u ngjitur në majë të një muri shkëmbor mbi Times Square.
Në një tjetër moment që bëri bujë, ajo komentoi për aktorin Timothée Chalamet dhe rolin e inteligjencës artificiale në industrinë e filmit, duke sugjeruar se aktorët mund të zëvendësohen nga AI në të ardhmennjë deklaratë që më pas e sqaroi.
Me sinqeritetin dhe qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Charlize Theron vazhdon të mbetet një nga figurat më interesante dhe të diskutuara në Hollywood./mxh
