George Clooney ka bërë të qartë një kthesë të re në jetën e tij profesionale, teksa po i afrohet moshës 65-vjeçare. Aktori i njohur amerikan ka deklaruar se nuk e sheh më veten të fokusuar te ndërtimi i karrierës si më parë, por te projektet që kanë më shumë vlerë personale dhe shoqërore.
Në një dalje gjatë Galasë së 51-të të Çmimeve Chaplin në Lincoln Center, Clooney u shpreh se ritmi i tij i punës do të ndryshojë ndjeshëm. Sipas tij, prioritetet tani lidhen më shumë me angazhimin humanitar dhe nismat që sjellin ndikim real.
Ai theksoi se një pjesë e madhe e energjisë së tij do t’i dedikohet Clooney Foundation for Justice, fondacionit që drejton së bashku me bashkëshorten Amal Clooney. Përmes tij, çifti synon të mbështesë çështje të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut në nivel global.
“Po zgjedh të përfshihem në gjëra që kanë më shumë kuptim për mua, sepse nuk jam më i fokusuar te ndjekja e një karriere tradicionale,” tha aktori, duke lënë të kuptohet se faza e tij profesionale po hyn në një kapitull të ri.
Gjithashtu, Clooney njoftoi edhe një bashkëpunim me Royal Film and Television School në Los Angeles, një projekt që synon të krijojë më shumë mundësi për studentët që duan të hyjnë në industrinë e filmit dhe televizionit.
Megjithatë, ai nuk e përjashtoi plotësisht kthimin në ekran. Clooney u shpreh se do të vazhdojë të pranojë role nëse projektet i duken të vlefshme dhe artistikisht të forta./mxh
