Aktorja Rita Wilson zbuloi se kishte vetëm dy kërkesa për bashkëshortin e saj, Tom Hanks, pasi u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2015, një moment që i ndryshoi totalisht perspektivën për jetën dhe vdekjen.
Duke folur në një event në Nju Jork më 28 prill, ku promovonte albumin e saj të ri “Sound of a Woman”, Wilson, 69 vjeç, tha se nëse do t’i ndodhte diçka, donte që Hanks të ishte “i trishtuar për një kohë shumë, shumë të gjatë”, por në të njëjtën kohë të organizonte edhe një festë në nder të jetës së saj.
Rita Wilson tregon 2 kërkesat prekëse që i bëri Tom Hanks
Aktorja, e cila iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë dhe ndërhyrjeve rindërtuese pasi iu zbulua një formë invazive e kancerit, tregoi se kjo përvojë frymëzoi edhe këngën e saj të vitit 2019 “Throw Me a Party”.
Ajo shpjegoi se kur merr një diagnozë të tillë, mendimet janë të paqarta dhe të mbushura me frikë: nuk dihet çfarë do të ndodhë dhe shpresa është thjesht të jesh ende aty pas disa vitesh. Pikërisht në atë moment ajo i tha Tom Hanks se kishte dy dëshira: që ai të mbante zi gjatë për të, por edhe që ta festonte jetën e saj me njerëzit që e donin, përmes historive, kujtimeve dhe gëzimit.
Wilson theksoi se shumë njerëz ndoshta ndihen njësoj, se ka vend si për dhimbjen, ashtu edhe për festimin e jetës.
Rita Wilson tregon 2 kërkesat prekëse që i bëri Tom Hanks
Së fundmi, aktorja festoi 10 vite pa kancer më 31 mars 2025, duke e cilësuar këtë si një moment shumë të rëndësishëm dhe plot mirënjohje ndaj mjekëve, familjes dhe miqve. Ajo pranoi se rrugëtimi nuk ka qenë i lehtë, me ulje-ngritje emocionale, por arritja në këtë pikë është jashtëzakonisht domethënëse.
Wilson gjithashtu theksoi rëndësinë e marrjes së një mendimi të dytë mjekësor, pasi diagnoza e saj përfundimtare erdhi pikërisht pas një rishikimi tjetër, duke nënvizuar se diagnostikimi i hershëm mund të bëjë diferencë jetike./mxh
