Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump i bëri thirrje Iranit që “të tregohen të zgjuar” dhe të pranojë një marrëveshje, duke theksuar se vendi nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.
Sipas tij, autoritetet iraniane nuk po arrijnë të organizohen për të firmosur një marrëveshje.
Deklaratat e Presidentit vijnë në një moment ngërçi diplomatik, pas disa ditësh pa përparim në përpjekjet për uljen e tensioneve. Paralelisht, The Wall Street Journal raportoi se administrata Trump po shqyrton zgjatjen e bllokadës ndaj porteve iraniane.
Sipas burimeve zyrtare të cituara nga gazeta, kjo masë synon të rrisë presionin ekonomik ndaj Iranit, veçanërisht në sektorin e eksporteve të naftës. Po ashtu, bëhet e ditur se Presidenti amerikan ka kërkuar nga këshilltarët e tij përgatitjen e skenarëve për një bllokadë më të gjatë, si alternativë ndaj opsioneve të tjera më të rrezikshme./mxh
