Ray J ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas një deklarate, ku pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me më shumë se 12 mijë e 500 gra. Këngëtari, i njohur edhe si ish-partner i Kim Kardashian, e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste në vidcast-in “Funky Friday”.
45-vjeçari theksoi se shifra që ai përmend i referohet partnereve të ndryshme dhe jo numrit total të marrëdhënieve. Sipas tij, ky “numër rekord” ishte madje një objektiv personal, pasi fillimisht kishte synuar të kalonte shifrën 10 mijë, gjë që më pas e kishte festuar me një festë të madhe.
Gjatë intervistës, Ray J përmendi se në një periudhë të caktuar kishte pasur marrëdhënie me rreth 400 deri në 500 gra, duke e përshkruar këtë si një “paradë të madhe”. I pyetur nga moderatori nëse bëhej fjalë për partnere të ndryshme, ai konfirmoi se shifra totale kishte arritur në rreth 12 mijë e 500.
Në një moment tjetër, moderatori i kujtoi një deklaratë të mëparshme të këngëtarit, ku ai kishte pretenduar se kishte qenë me 11 mijë 500 gra. Ray J u përgjigj se shifra kishte ndryshuar me kalimin e kohës, duke shtuar se kishte dashur të ishte i sigurt që e kalonte pragun e 10 mijë.
“Nuk doja të mbetesha në 9 mijë, objektivi ishte më i lartë”, u shpreh ai.
Moderatori ngriti gjithashtu dyshime mbi realizueshmërinë e këtij pretendimi, duke bërë një llogaritje të thjeshtë që do të nënkuptonte mesatarisht më shumë se një partnere në ditë për dekada. Ray J u përgjigj se ritmi ndryshonte, sidomos gjatë turneve, ku sipas tij numri mund të shkonte nga pesë deri në dhjetë në ditë.
Deklarata e tij ka nxitur reagime të shumta në rrjetin social X, ku shumë përdorues e kanë pritur me mosbesim dhe ironi. Komente të shumta kanë vënë në dyshim saktësinë e shifrave, duke e konsideruar pretendimin të ekzagjeruar dhe të vështirë për t’u verifikuar./mxh
