Një person është arrestuar në Tiranë dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Baza” janë sekuestruar 1 kg e 32 g lëndë narkotike kokainë, 377 g lëndë narkotike kanabis sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”.
Tre shtetasit G. D., 26 vjeç (i arrestuar), A. A., 26 vjeç dhe D. A., 24 vjeç (të shpallur në kërkim) dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (kokainë, kanabis sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Baza”, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për goditjen e grupeve kriminale që shesin lëndë narkotike.
Në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, mbanin disa lloje lëndësh narkotike, me qëllim shitjen, arrestohet 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.
Sekuestrohen 1 kg e 32 g lëndë narkotike Kokainë, 377 g lëndë narkotike Cannabis Sativa, 13 tableta MDMA dhe automjeti tip “Mazda”.
Shërbimet e Forcës e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i punës intensive operative dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose të organizuar si grup, shesin në sasi ose në doza, lëndë narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Baza”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi G. D., 26 vjeç, dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. A., 26 vjeç dhe D. A., 24 vjeç.
3 shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kishin siguruar lloje të ndryshme lëndësh narkotike (Kokainë, Cannabis Sativa dhe MDMA), sasi të të cilave i kishin fshehur në ambientet e përbashkëta të një pallati dhe në një automjet të parkuar përballë tij, me qëllim shitjen.
Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /kb
