Last Updated on 30/04/2026 by EL
Policia Kufitare dhe Dogana kanë goditur dy raste të kontrabandës së veshjeve dhe pijeve alkoolike nga Porti i Durrësit ditën e sotme.
Burime zyrtare bënë me dije se një person u vu në pranga, kurse një tjetër u mor nën hetim. Mallrat po importoheshin nga jashtë për në territorin shqiptar.
Njoftohet se u sekuestruan 3300 palë veshje pa fatura blerjeje dhe qindra litra pije alkoolike pa fatura origjine.
“U arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi në kamionin që drejtonte, u gjetën 3300 palë veshje të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues. U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën që drejtonte, u gjetën sasi pije alkoolike dhe 86 shishe me këtë produkt, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Mallrat po transportoheshin me kamionë. Hetimet po ndiqen aktualisht nga Prokuroria vendore.
Njoftimi i Policisë Kufitare:
“Në vijim të kontrolleve të mbështetura tek analiza e riskut dhe puna operative që janë intensifikuar në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, dhe për garantimin e qarkullimit të sigurt të shtetasve dhe mallrave, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit goditën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 2 tentativa për të kontrabanduar mallra.
Konkretisht, për këto raste:
-u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi në kamionin që drejtonte, u gjetën 3300 palë veshje të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues;
-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. D., 54 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kamionçinën që drejtonte, u gjetën sasi pije alkoolike dhe 86 shishe me këtë produkt, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk kishin dokumentacion shoqërues.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”./et
