Tirana pritet të kthehet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare më 11 korrik 2026, kur artisti i njohur botëror Kanye West (Ye) do të mbajë një koncert madhështor “ONE-NIGHT-ONLY” në Shqipëri.
Sipas deklaratës së bërë publike nga Ministri Blendi Gonxhja, eventi do të zhvillohet në Eagle Stadium, në zonën e Kasharit, pranë aksit Tiranë–Durrës. Ky projekt është cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të realizuara ndonjëherë në vend.
Stadiumi pritet të presë rreth 60,000 spektatorë, duke e kthyer këtë koncert në një super-spektakël me përmasa ndërkombëtare dhe në një moment të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion për evente të mëdha kulturore dhe muzikore.
Kanye West, një nga figurat më me ndikim në muzikën moderne, me albume ikonike si The College Dropout dhe Donda, pritet të sjellë një performancë unike, që kombinon muzikën, artin dhe spektaklin në një produksion të standardeve globale.
Ky koncert shihet si një hap i rëndësishëm për industrinë e eventeve në Shqipëri, duke e vendosur Tiranën në hartën e qyteteve që mirëpresin artistët më të mëdhenj të botës./mxh
