Me ardhjen e pranverës dhe afrimin e verës, garderoba fillon të ndryshojë. Rrobat e trasha lihen mënjanë dhe në përdorim hyjnë këmishat dhe bluzat e lehta. Pikërisht në këtë periudhë, shumë njerëz vërejnë se rrobat e bardha nuk janë më si dikur – ato bëhen gri ose zverdhen, sidomos në jakë dhe në zonën e sqetullave.
Shkaku nuk është vetëm papastërtia, por edhe grumbullimi i proteinave nga djersa dhe yndyra e trupit.
Për këtë problem, ekziston një zgjidhje e thjeshtë dhe ekonomike: përdorimi i aspirinës. Ajo përmban acid salicilik, i cili ndihmon në shpërbërjen e këtyre njollave dhe rikthimin e bardhësisë së rrobave.
Për ta përdorur këtë metodë, rekomandohet të shtypen pesë tableta aspirine dhe të treten në ujë të nxehtë.
Rrobat e zverdhura ose të zbehura vendosen në këtë përzierje dhe lihen të njomen për të paktën tetë orë, në mënyrë që acidi të depërtojë mirë në fijet e pëlhurës. Më pas, ato lahen normalisht në lavatriçe. Për një efekt shtesë, mund të shtohen edhe disa tableta të tjera gjatë larjes.
Në rastet e njollave më të forta, si ato nga djersa, mund të përgatitet një pastë me aspirinë dhe pak ujë, e cila aplikohet drejtpërdrejt mbi zonën e prekur dhe lihet të veprojë për rreth 30 minuta përpara larjes.
Kjo metodë është jo vetëm efektive, por edhe shumë më e lirë krahasuar me produktet e shtrenjta zbardhuese.
Për më tepër, është më e butë për rrobat, sidomos për materialet delikate si pambuku, të cilat mund të dëmtohen nga përdorimi i zbardhuesve të fortë./ET
