Last Updated on 30/04/2026 by EL
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas, ka deklaruar se Evropa nuk duhet të kërkoj për negociata me Rusinë, por ta vendosë atë në një situatë ku detyrohet të hyjë në dialog të vërtetë paqeje.
Ajo tha se aktualisht nuk ka shenja që Rusia është e gatshme për bisedime serioze, duke theksuar se BE-ja duhet të ketë një qëndrim të unifikuar për kërkesat e saj para çdo dialogu të mundshëm.
Deklaratat e saj u bënë pas një takimi të vendeve Nordike-Baltike, ndërsa ajo njoftoi se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë më tej qëndrimin ndaj Rusisë në një takim në Qipro, me fokus në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe sigurinë evropiane./et
