“Do të doja shumë që vajza ime të bëhej kur të rritej si Selin”, kjo deklaratë e Mirit në “Big Brother VIP 5” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.
I ftuar në emisionin S’e Luan Topi, ai u ndal gjatë te kjo deklaratë, duke sqaruar se qëndrimi i tij sot është më i matur dhe ndryshe nga ai i momentit të lojës.
“Jam lënduar nga mënyra se si erdhi. Ishte një nga komentet më të vështira, pabesia e Selin. Ishte një nga momentet më të vështira se mendoje një gjë në strategji loje dhe del një gjë tjetër”, tha ai gjatë intervistës.
Duke reflektuar për atë që kishte thënë në Big Brother VIP 5, Miri shtoi se sot nuk e mendon më njësoj: “Ashtu siç doli të paktën, jo me thënë të drejtën. Siç ishte në BBV them. Unë po e thoja ashtu siç po e jetonim në BBV kur e thash”.
Ai pranoi se deklaratat e tij kanë qenë të ndikuara nga emocionet e lojës dhe situatat e momentit. “Ato cilësi i ka por ka edhe disa cilësi të tjera”, u shpreh ai, duke theksuar se perceptimi i tij është më i balancuar sot.
Megjithatë, Miri u tregua i prerë në një pikë: “Unë nuk dua që vajza ime të ketë të gjitha cilësitë që shfaqi aty. Ato cilësi të fillimit i ka Selin të vetat, nuk është e shtirur”.
Ai shtoi gjithashtu se qëndrimet e tij në atë kohë kanë qenë të sinqerta në kontekstin e lojës: “Ato që i kam thënë, i kam thënë me shpirt”.
Në përfundim, Miri u distancua nga interpretimet e sotme të asaj deklarate, duke theksuar se eksperienca në reality show dhe dinamika e lojës ndikuan ndjeshëm në mënyrën se si ai u shpreh në atë periudhë./mxh
