Pas debateve të forta dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj shkrimtares Mimoza Ahmeti në spektaklin Ferma VIP, një reagim publik ka ardhur nga ish-konkurrenti i këtij formati, Akili.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka zgjedhur të mbështesë hapur Ahmetin, duke shpërndarë një meme që e paraqet atë kundër disa konkurrenteve në garë, shoqëruar me një mesazh që është interpretuar si kritik ndaj sjelljes së disa prej banorëve të tjerë të programit.
Në postin e tij, aktori ka shtuar edhe një koment personal ku shkruan: “@mimozaahmeti_official Moza e zëmres t’ka ra me u marr me fmij të llastum”.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur situatat e krijuara brenda shtëpisë së “Ferma VIP” kanë ngjallur debat të gjerë në publik, duke nxitur diskutime mbi etikën e komunikimit dhe mënyrën e trajtimit të figurave publike në reality show./mxh
