Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, janë bërë prindër për herë të tretë, duke mirëpritur në jetë një djalë.
Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, të hënën, më 4 maj. Ai ndau me ndjekësit një ilustrim simbolik të një anijeje pirate, ku zbuloi edhe emrin unik të vogëlushit: Nautas Madden.
“Unë dhe Cameron jemi tepër të lumtur dhe mirënjohës për ardhjen në jetë të fëmijës tonë të tretë. Mirë se erdhe, Nautas!”, shkroi Madden, duke shprehur emocionet për këtë moment të rëndësishëm në familjen e tyre.
Në postim u përfshinë edhe disa ilustrime të tjera me kuptime simbolike, përfshirë një zog kardinal dhe një bimë në vazo, duke shtuar një prekje personale në njoftimin e tyre.
Çifti, i cili njihet për jetën e tyre diskrete, vazhdon të mbajë larg vëmendjes publike detajet dhe imazhet e fëmijëve. Ata janë gjithashtu prindër të vajzës Raddix Wildflower, 6 vjeç, dhe djalit Cardinal, 2 vjeç.
Pas lindjes së fëmijës së dytë në vitin 2024, burime pranë tyre kishin treguar se dyshja ndihej shumë e bekuar dhe se gjithmonë kishte ëndërruar një familje më të madhe.
Nga ana tjetër, Cameron Diaz ka ndarë më parë reflektime mbi mëmësinë në një moshë më të vonë, duke e përshkruar atë si një zgjedhje të menduar mirë dhe një nga përvojat më të rëndësishme të jetës së saj./mxh
