Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Haxhinasto, ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në Kodin Rrugor pas aksidentit tragjik në Durrës, ku dy të mitur humbën jetën.
Haxhinasto deklaroi se ndryshimet ligjore duhet të ishin bërë me urgjencë, duke theksuar se në raste të caktuara institucionet kanë vepruar edhe më shpejt për akte të tjera ligjore.
“Iniciativa për ndryshimin e Kodit të ishte e menjëhershme. Jemi dëshmitarë se Kushtetua ka ndryshuar për 48 orë. Kodi duhet të ndryshonte brenda 24 orëve që të forcoheshin masat që ngjarja e djeshme Durrësit t mos përsëritet. Drejtimi i mjetit në gjendje të pirë është tentativë për vrasje në çdo sekondë. Aksidenti me pasojë vdekjen është vrasje e paralajmëruar. Duhet reflektim në investimet që bëhen në infrastrukturën publike. Duhet forcuar policimi rrugor, kriteret e dhënies së patentave. duhet forcuar cilësia e testimit të shoferëve të rinj. Jetët e shqiptarëve po pakësohen nga emigracioni dhe rënia e popullsisë. Të mos sillemi me jetën sikur i kemi të tepërta”, tha Haxhinasto./mxh
