Last Updated on 05/05/2026 by Kesjana
Ambasadori rus në Norvegji, Nikolai Korchunov, paralajmëroi se aktivitetet e NATO-s pranë objekteve strategjike ruse në Gadishullin Kola përbëjnë rrezik për përballje të drejtpërdrejtë ushtarake.
Në një intervistë me TASS, diplomati deklaroi se afrimi i infrastrukturës ushtarake dhe sistemeve sulmuese të vendeve të NATO-s drejt kufijve rusë është një kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.
Ai vlerësoi se “veprimet konfrontuese” të Aleancës në lidhje me potencialin strategjik të Rusisë në rajonin e Arktikut minojnë stabilitetin rajonal dhe global, duke rritur rrezikun e përshkallëzimit të paqëllimshëm dhe konfliktit të mundshëm të drejtpërdrejtë./kb
