Last Updated on 06/05/2026 by EL
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar mërgatës shqiptare me një videomesazh, duke kërkuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 7 Qershorit, si një kusht i domosdoshëm për t’i rikthyer shpresën vendit.
Ajo nuk mori votat dhe besimin e Vetëvendosjes së Albin Kurtit për një mandat të dytë në krye të Presidencës dhe tashmë i është rikthyer sërish politikës aktive, duke kërkuar ndryshim bashkë me popullin e Kosovës.
“E keni dëshmuar në të kaluarën, e po e dëshmoni edhe sot – ju asnjëherë nuk e latë Kosovën vet. Edhe tani, atdheu ka nevojë për ju, për fjalën tuaj, për përkushtimin tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Më 7 qershor, ju duam përsëri bashkë. Ejani në Kosovë, ose regjistrohuni për të votuar.”
Ish-presidentja Vjosa Osmani thotë në videomesazh se mërgata i dha shpresë vendit kur kishte nevojë më së shumti dhe nuk ia ktheu kurrë shpinën Kosovës. Ndaj, në zgjedhjet e parakohshme të 7 Qershorit, ata duhet të jenë sërish aty.
“Për gjatë pesë viteve që isha në Presidencë, pjesa më e bukur e angazhimit tim kanë qenë pikërisht takimet me ju, pritjet për ju, diskutimet me ju, festimet e përbashkëta për të arriturat tona të përbashkëta e ndarja e dhimbjes në momentet e rënda – si një familje që s’ka kush e ndan sepse kurrë nuk ia kthyet shpinën Kosovës. E mbajtët gjallë në momentet më të rënda, e ringritët atëherë kur ishte e rrënuar e i dhatë shpresë atëherë kur duhej më së shumti. Edhe tani, do ta bëjmë së bashku.”/ET
