Pas deklaratave të Romina Power në emisionin “Belve”, ka ardhur edhe reagimi i Al Bano, një reagim që nuk ishte aspak i qetë.
I ftuar në “Domenica In”, këngëtari italian foli mes lotësh për zhdukjen e vajzës së tyre, Ylenia Carrisi, dhe për mënyrën si ajo tragjedi shkatërroi jo vetëm familjen, por edhe marrëdhënien 25-vjeçare mes tij dhe Romina-s.
“Mos më vrit, nuk e meritoj. Kam qenë një mbështetje e madhe dhe një shtyllë në familjen tonë,” tha ai drejtpërdrejt për ish-bashkëshorten, me zërin që i dridhej gjatë intervistës.
Ai po i referohej fjalëve të këngëtares e cila, si e ftuar në “Belve”, tha se në momentin më të vështirë të jetës së saj nuk ndjeu më mbështetjen që mendonte se kishte pranë.
“Kur mendon se ke një shtyllë mbështetjeje afër dhe papritmas vjen momenti kur do të mbështetesh në të dhe nuk ka asgjë, nuk ka mbështetje, atëherë gjërat ndryshojnë.”
Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: “Mos
Ajo shtoi gjithashtu se vazhdon të besojë që Ylenia është ende gjallë, por për Al Bano-n, shpresa ka marrë fund prej kohësh.
“E pranova të vërtetën. Dhimbja nuk ikën kurrë, por nuk jetoj me iluzione. Ylenia jeton në zemrat tona,” tha ai.
Këngëtari kujtoi edhe periudhën pas zhdukjes së vajzës së tyre në New Orleans, në janar të vitit 1994, kur Ylenia ishte vetëm 23 vjeçe.
“Kam bredhur netëve nëpër New Orleans duke kërkuar vajzën tonë. Kam parë vende të tmerrshme, njerëz me armë, drogë, gjithçka. Por ku ishe ti? Si mund të thuash që nuk kishe mbështetje?” iu drejtua ai Romina-s gjatë intervistës.
Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: “Mos
Sipas Al Bano-s, ai nuk hoqi dorë së kërkuari për të vazhduar jetën apo karrierën, siç është lënë të kuptohet ndër vite.
“U larguam bashkë. Pas një muaji nuk kishte më asgjë për të bërë. Ishte një realitet tragjik që duhej pranuar.”
Në një nga momentet më emocionale të intervistës, ai kujtoi edhe koncertin e fundit që mbajti me Romina Power në korrik të vitit 1994 në San Siro.
“Ishte 4 korriku i vitit 1994, në San Siro. Ne duhej ta respektonim atë kontratë. Atë mbrëmje, i thashë: ‘Ti, Romina, ke vendosur që nuk do t’i shohësh më të gjitha këto. Unë nuk do të dorëzohem, do të vazhdoj të jetoj, madje do të pres nëse është e nevojshme.’ Kuptova se nuk kishte asgjë më shumë për të bërë. Qeniet njerëzore duhet të reagojnë, edhe në kohë tragjedie.”
Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: “Mos
Megjithatë, duket se ajo tragjedi shënoi fundin e gjithçkaje mes tyre, jo vetëm artistikisht. Në fund, Al Bano reagoi edhe ndaj deklaratave të tjera që Romina ka bërë ndër vite për të, përfshirë një intervistë në televizionin spanjoll ku ajo pretendonte se ai e kishte dhunuar.
“Pse do të më ndëshkosh kështu? Unë e di çfarë i kam dhënë familjes sonë dhe më vjen keq që ajo nuk e pranon. Kam pranuar gjithçka që ka bërë dhe thënë kundër meje. Edhe fëmijët më kanë mbrojtur në lidhje me këto deklarata.”
Al Bano dhe Romina Power ishin një nga çiftet më ikonike të muzikës italiane në vitet ’70 dhe ’80, jo vetëm në skenë, por edhe në jetën personale. Ata u martuan në vitin 1970 dhe sollën në jetë katër fëmijë.
Marrëdhënia e tyre ndryshoi rrënjësisht pas zhdukjes misterioze të vajzës së madhe, Ylenia Carrisi, në vitin 1994. Ngjarja tronditi familjen dhe u kthye në një plagë të hapur që ndikoi thellësisht edhe në raportin mes tyre. Me kalimin e viteve, diferencat në mënyrën si e përjetuan humbjen dhe si folën publikisht për të, u bënë gjithnjë e më të dukshme, pastaj çifti u nda përfundimisht në fund të viteve ’90.
Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: “Mos
Zhdukja e Ylenia Carrisi mbetet edhe sot një nga misteret më të njohura të showbiz-it italian. Ajo u zhduk në janar 1994 në New Orleans.
Sipas raportimeve të kohës, 23-vjeçarja po udhëtonte e vetme nëpër Amerikën Qendrore dhe më pas mbërriti në New Orleans, ku u pa për herë të fundit. Detaji që e bëri çështjen edhe më misterioze ishte dëshmia e një rojeje sigurie, i cili pretendoi se kishte parë një vajzë që i ngjante Ylenia-s të hidhej në lumë duke thënë: “Unë i përkas ujit.”
Pas deklaratës së Romina-s, Al Bano reagon mes lotësh: “Mos
Megjithatë, trupi i saj nuk u gjet kurrë dhe asnjëherë nuk u provua zyrtarisht që bëhej fjalë për të.
Al Bano prej vitesh është shprehur se beson se vajza e tij ka humbur jetën, Romina nuk e ka pranuar kurrë këtë version dhe vazhdon të besojë se Ylenia është ende gjallë. Në vitin 2014, Ylenia u shpall ligjërisht e vdekur, me kërkesë të të atit./mxh
