Në vezën e sapofekonduar krijohet një betejë për përcaktimin e gjinisë se bebit.
Zbulimi i shpjeguar në revistën prestigjiozë Nature tregon se bërthamat e vezës dhe spermatozoidëve nuk shkrihen menjëherë me njëra tjetrën për të krijuar zigotën, por qëndrojnë në kompeticion përsa i përket dimensioneve të tyre.
Kjo është arsyeja e një fenomeni të njohur prej kohësh por që vetëm tani është kuptuar, që është i nevojshëm për zhvillimin korrekt të embrionit.
Që një individ trashëgon nga nëna dhe babai, shpjegojnë biologët e përfshirë në këtë studim, nuk ndryshojnë vetëm nga informacionet gjenetike.
Gjenoma mëmësore përfaqëson shumë modifikime kimike , si etiketa të vogla mbi molekulat rreth të cilave rrethohet, e që nuk ekzistojnë tek gjenoma e spermatozoidit.
Këto modifikime janë thelbësore për zhvillimin embrional.
Shpesh është vërejtur rritja ose jo e protobërthamave dhe krahasuar edhe me rastet e fekondimit të asistuar.
Rezulton se kur dimensionet e tyre qëndrojnë të vogla arsyeja qëndron se është kompeticioni që shërben si rregullator i rritjes së bërthamës.
Pra, beteja në brendësi të qelizës ndikon dhe kontribuon për të mbajtur një formim korrekt dhe për të qenë në gjendje për ta mbajtur e përballuar zhvillimin./mxh
