Last Updated on 06/05/2026 by EL
Debatet në “Ferma VIP” vijojnë të komentohen edhe jashtë spektaklit. I ftuar në emisionin Living Day në Vizion Plus, ish-konkurrenti Klod Dedja ndau mendimet e tij për dinamikat brenda fermës dhe eksperiencën personale.
Ai u ndal veçanërisht te përplasjet mes banorëve, duke kritikuar ashpër qëndrimet e Mimoza Ahmeti. Sipas Dedjes, sjellja e saj ka qenë shpesh e papërshtatshme dhe e mbushur me tension.
“Më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit, e cila merr gjithmonë banalitet. Unë jam kundra kësaj gjëje. Loja është shumë e pranueshme, por….
Kjo është edhe një brez shumë agresiv, me gjithë respektin. Ka një lloj agresiviteti, se ata ishin brezi i fundit, ata e pësuan. Se jetuan shumë komunizmin, por kur ishin 20 vjeç, ata spiunonin njëri-tjetrin, futnin në burg njëri-tjetrin dhe dashuroheshin mbrapa ferrave” u shpreh ai, duke shtuar se ndikimi i brezit që ka jetuar komunizmin reflektohet edhe në sjellje.
Përveç komenteve për spektaklin, Dedja preku edhe jetën personale. Ai zbuloi se është në një lidhje dhe se planet për të krijuar familje janë serioze.
“Po, e kemi menduar shumë fort të kemi një fëmijë. Kur ka dashuri, është mirë të ketë edhe fëmijë. Është diçka që e shohim në të ardhmen,” tha ai./ET
