Ish-moderatorja e Love Island USA, Arielle Vandenberg, ka tentuar të bëjë një shaka të pazakontë gjatë mbrëmjes së 4 majit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, duke u shfaqur pa ftesë në eventin më ekskluziv të modës në botë, por me një “aksesor” shumë të veçantë: hudhër.
Sipas raportimeve, Arielle u përpoq të fuste në gala një shishe salce hudhre të markës Hellmann’s, pavarësisht se hudhra është një nga përbërësit e ndaluar në menunë e Met Gala-s. Për të kompletuar shakanë, ajo kishte veshur një fustan couture të bardhë, të frymëzuar nga forma e hudhrës.
“Ke qenë ndonjëherë i paftuar në festën më të madhe të modës?” tha ajo për E! News. “Kur kuptova që nuk isha e ftuar dhe as hudhra nuk ishte, mendova: pa hudhër, pa qepë, pa shije? Nuk kishte kuptim.”
Ajo shtoi se së bashku me Hellmann’s vendosi të “sjellë shijen” në event, edhe nëse nuk do të lejohej të hynte brenda. Sipas markës, veshja e saj ishte një krijim artistik që simbolizonte thelbin e hudhrës, me detaje që imitonin thelpinjtë dhe një aksesor të frymëzuar nga logoja e Hellmann’s./mxh
