Last Updated on 06/05/2026 by EL
Ka nisur pasidten e sotme marshimi protestues në qytetin e Durrësit në kujtim të dy fëmijëve, Kles Nikolli dhe Ena Muçaj të cilët humbën jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e 3 majit.
Dhjetëra qyetarë janë mbledhur pranë stadiumit të Durrësit, nga ku kanë nisur ecjen në këmbë përgjatë rrugës “Mujo Ulqinaku”, duke vijur kështu marshimin e tyre para Bashkisë së Durrësit, aty ku dje ndezën qirinj të bardhë për dy jetët e humbura.
Të pranishëm fëmijë dhe prindër, qytearë të shumtë kërkojnë drejtësi për aksidentin fatal që u mori jetën dy të miturve.
“Engjëj në qiell, nuk ishin numra, ishin fëmijë”, “Kjo plagë nuk mbyllet padrejtësi”, “Ne duam drejtësi për dy engjëjt” dhe “Qielli fitoi dy engjëj, ne humbëm dy buzëqeshje të pafajshme”, shkruhet në pankartat që qytetarët e Durrësit mbajnë në duar. /ET
