Last Updated on 06/05/2026 by Monika
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë shtimin e tre bashki të tjera në programit për “Paketën e Maleve”.
Siç bëri me dije ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëhet fjalë për bashkinë e Delvinës, Konispolit dhe Pogradecit.
Gjithashtu, Demo shtoi se deri në fund të këtij muaji do të pëfundojë faza e aplikimit për të gjitha bashkitë e vendit.
“Kemi miratuar tre bashki të reja që bashki i shtohen programit për “Paketën e Maleve”. Janë miratuar propozimet për Bashkinë Delvinë, Bashkinë Konispol dhe Bashkinë Pogradec. Tashm numri i bashkive ka kaluar thuajse 2/3 dhe pjesën më të madhe ka avancuar faza e aplikimit nga qytretarët për paketën. Besoj se brenda muajit maj do të përfundohen të gjitha bashkitë e vendit dhe dita-ditës do të miratohen në këshillin bashkiak”,-tha Demo./mxh
