Last Updated on 06/05/2026 by EL
Ethet e Champions League kanë pushtuar Mynihun. Kur duhet edhe saktësisht një orë nga vërshëllima fillestare e kryendeshjes së mbrëmjes mes Bayern Munich dhe PSG, atmosfera në shkallët e stadiumit “Allianz Arena” është elektrizuese.
Fjala.al sjell për lexuesit e tij pamje live nga brenda stadiumit gjerman, ku tifozët kanë krijuar një dekor mbresëlënës me koreografi dhe thirrje në mbështetje të skuadrës së tyre.
Sonte nuk luhet thjesht për tri pikë, por për prestigjin e dy prej gjigantëve të futbollit evropian. Bayern kërkon të diktojë ligjin në shtëpi, ndërsa yjet e PSG-së kanë zbarkuar në Bavari me synimin e qartë për të surprizuar./ET
Ndiqni pamjet e siguruara nga Fjala.al:
