Ish-deputetja Monika Kryemadhi, në një dalje televizive, u ndal edhe te jeta personale, teksa përmendi raportin me ish-bashkëshortin Ilir Meta.
Kryemadhi u shpreh se në njohjen prej 33 vitesh me Metën, ka veçuar kthjellësinë dhe qartësinë e tij politike, ndërsa shtoi se ndaj ish-presidentit ka një respekt të pafundëm, edhe për shkak të tre fëmijëve të tyre.
“Nuk ishte hera e parë që e shikoja Ilirin. Për mua është Iliri i para 10 viteve nga ana mendore, shumë i qartë, shumë i kthjellët politikisht, snajper. Unë që e njoh prej 33 vitesh, rrathët e syve i vijnë nga leximi i gjatë. Për mua ka një posturë të jashtëzakonshme. Ka një posturë sikur është 30 vjeç, i bie që ka bërë shumë ushtrime barku dhe shpine, ka ngrënë shëndetshëm. Kostumin ia kanë çuar numër më të madh. Unë me të kam zero komunikim dhe nuk pranon asgjë prej meje. Shikoje si i shkëlqejnë sytë aty. Ai është babai i fëmijëve të mi. Respekti im për të është i palimtuar, sepse në fund të fundit unë jam kjo që jam për shkak të mundësisë që ai më dha, ai është strateg i diplomacisë shqiptare”,-tha Kryemadhi./mxh
