Last Updated on 06/05/2026 by Monika
PSG-ja është kualifikuar në finalen e Champions League. Francezët barazuan 1-1 në transfertë ndaj Bayern Munich, duke kaluar me rezultatin e përgjithshëm 6-5, pas triumfit në duelin e parë.
Vendosi një gol i shënuar Ousmane Dembele në minutën e 3-të, pas një kundërsulmi vrastar.
Pas golit, rastet për shënim ishin të shumta nga të dyja ekipet.
Neuer ndali Doue, Kvaratskhelian dhe Barcola në disa raste.
Të njëjtën gjë bëri edhe Sofanov në krahun tjetër, ku mbajti portën e paprekur deri në sekondat e fundit.
Në minutën e 94-t, ishte Harry Kane që shënoi një gol shprese për gjermanët, por nuk mjaftoi.
Në këtë përballje nuk munguan as polemikat. Bavarezët pretenduan për penallti në pjesën e parë dhe në të dytën, për prekje me dorë nga Joao Neves. Po ashtu në pjesën e parë, vendasit kërkuan edhe kartonin e dytë të verdhë për Mendes, që ndali topin me dorë.
Megjithatë, në të gjitha rastet, arbitri lejoi vazhdimin e lojës.
Në fund festa ishte për PSG-në që siguron finalen për të dytin sezon radhazi dhe do të përballet me Arsenalin më 30 maj në Budapest./mxh
