Të jesh një këngëtare me famë botërore nuk është e lehtë, sidomos kur vjen puna tek dashuria. Mund të pretendonim se një personazh si Kesha nuk mund të lihet nga një burrë, por duket se ajo e paska pasur një eksperiencë të tillë dhe shkaku ishte një koncert i Taylor Swift.,
Në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”, duke folur për jetën e saj personale, Kesha kishte vendosur të ‘testonte” partnerin, për të cilin dyshonte se ai ishte më shumë i interesuar për famën se sa për vet këngëtaren.
Siç tregoi ajo, kishte qenë në një koncert të Taylor Swift dhe më pas në after party-n e turneut The Eras Tour, por kishte zgjedhur të merrte me vete një shoqe dhe jo partnerin e saj të atëhershëm.
“Mendova… të shoh si do të reagojë”, u shpreh Kesha, duke shpjeguar se kishin qenë bashkë rreth një vit e gjysmë. Reagimi, sipas saj, nuk ishte aspak i mirë. Këngëtarja tregoi se partneri u zemërua pse nuk ishte i ftuar dhe të nesërmen shkoi në shtëpinë e saj për t’i kthyer çelësat dhe për t’u ndarë.
“Nëse do ta bësh për dikë, të paktën për Taylor-in justifikohet”, shtoi me humor ajo.
Këngëtarja deklaroi gjithashtu në podcast se aktualisht është “shumë single” dhe ka zgjedhur me vetëdije të qëndrojë larg marrëdhënieve, duke thënë se “po pret mbretin e saj”. Ajo shtoi se në të kaluarën kishte provuar edhe një marrëdhënie poliamoroze, por nuk ishte për të./mxh
