Seancë maratonë ka qenë ajo e djeshmja në Kuvendine Shqipërisë, me punimet që nisën në orën 10 dhe kanë parfunduar pas mesnate.
Ka qenë lodhja ajo që a shkaktuar edhe situate që kanë krijuar hilaritet në sallë.
Pak para kalimit në votimm Ulsi Manja mori fjalën për të uruar kolegun, deputetin e Lezhës, Admir Kadeli.
“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, dua t’i uroj ditëlindjen kolegut tonë Admir Kadeli dhe mikut tim, Admir Kadeli. Gëzuar 37-vjetorin dhe veç të mira paç!”, tha Manja.
Por para se të bënte urimin, Manja bëri një lapsus që bëri që kolegët socialistë të shpërtehnin në të qeshura.
“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, si deputet i qarkut Fier… ndjesë, si deputet i qarkut Lezhë…”, tha Manja./kb
