Rudy Giuliani po kërkon mbulim përmes Programit Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë të financuar nga qeveria federale, i cili u krijua për ndihmësit dhe të mbijetuarit e sulmeve të 11 shtatorit, për të ndihmuar në pagesën e faturave të tij mjekësore.
Ish-kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, i cili udhëhoqi qytetin gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, u shtrua në spital në maj me pneumoni të komplikuar nga një sëmundje e mushkërive, raporton CNN.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ndodhet në gjendje kritike, por të qëndrueshme në spital.
Giuliani, i njohur si “kryetari i bashkisë së Amerikës” për udhëheqjen e tij pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka qenë një figurë kyçe në politikën amerikane, por vitet e fundit është përballur me probleme të shumta ligjore dhe financiare.
Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat që lidhen me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në Arizona, ndërsa në Georgia një çështje e ngjashme ndaj tij u rrëzua.
Ndërkohë, dy ish-punonjëse të zgjedhjeve kanë fituar një dëmshpërblim prej 148 milionë dollarësh ndaj tij për shpifje.
Kjo nuk është hera e parë që Giuliani përballet me probleme shëndetësore.
Në vitin 2020 ai u shtrua në spital për COVID-19, ndërsa në vitin 2024 pësoi lëndime në një aksident automobilistik në New Hampshire.
Gjendja e tij shëndetësore mbetet në vëmendje, ndërsa familjarët dhe bashkëpunëtorët shpresojnë në një përmirësim të shpejtë./kb
