Last Updated on 08/05/2026 by Anisa
Është rrëzuar kërkesa e kryebashkiakut Erion Veliaj për transmetimin e seancës në Gjykatën Administrative.
Gjykata ka vendosur lejimin e transmetimit në fillim të saj dhe në disa momente vendimi.
“Regjistrimin dhe transmetimin e pjesshëm të seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur të japë vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrohet”, tha gjykatësi.
Në Gjykatën Administrative shqyrtohet sot padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado , i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.
